Ekipi i boksit nuk lejohet për herë të dytë të hyjë në Serbi

Ekipi i boksit nuk është lejuar të hyjë as për herën e dytë në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që do të nisë nesër në Beograd.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se është konsultuar me AIBA-n dhe Komitetin Olipim Ndërkombëtar.

Delagacioni i boksit edhe pse nuk kishte veshur simbole shtetërore nuk u lejuan të futen në Serbi në pikën kufitare në Merdare.

“Me rekomandim të AIBA-s, ekspedita e boksit u nis sonte drejt pikës kufitare në Merdarë, pa veshur uniformën me simbole tonat shtetërore, arsyetim që policia serbe e kishte gjetur në tentimin e parë në kufirin tek ‘Dheu i Bardhë’. Mirëpo, edhe pa simbole shtetërore në veshjet sportive, ekipi nuk u lejua të kalonte kufirin. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ka thënë për KOK-un se arsyetimi i policisë serbe ishte se delegacioni ynë ka hyrë në sistem dhe Qeveria e Serbisë nuk lejon hyrjen e tyre. KOK menjëherë ka njoftuar AIBA-n dhe KON-in për veprimin e Qeverisë serbe, të cilin e konsideron kryekëput politik dhe që tenton me çdo kusht t’ua mohojë garimin boksierëve tanë në Botëror”, ka njoftuar KOK-u.