Ekipeve të Superligës iu lejohet formimi i skuadrave B

Klubet e futbollit të Superligës, nga sezoni 2020/2021, mund t’i kenë edhe skuadrat B.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka vendosur që skuadrave të Superligës së Kosovës t’iu lejohet edhe formimi i skuadrave B.

“Po ashtu KE shqyrtoi edhe mundësinë e lejimit të formimit të skuadrave ”B” të klubeve të Superligës dhe mori vendim që t’u lejohet klubeve të Superligës formimi i skuadrës “B” i cili do të garojë maksimalisht dy rangje më ultë se ekipi i Superligës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.