EJU: Pa asnjë dyshim Distria ishte sportistja e ditës së parë në Lojërat Olimpike

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ishte më e përofolura në mediat botërore diten e shtunë, pasi ia siguroi Kosovës medaljen e artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

 

Unioni Evropian i Xhudos (EJU) e ka vlerësuar lartë suksesin e Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike.

Triumfin e Distrisë në kategorinë deri 48 kilogramë e ka cilësuar triumf të Europë.

“Pa asnjë fije dyshimi sportistja e ditës së parë në Lojërat Olimpike ishte Distria Krasniqi e Kosovës”, ka shkruar EJU.

“Ajo ishte në mision dhe ishte dita e Distrisë. Duke ecur gjurmëve të shoqes së ekipit, Majlinda Kelmendi, Distria mori lavdinë e artë në Nippon Budokan”, thuhet në shkrimin e EJU-së.

EJU i ka thurur elozhe edhe trajnerit Driton Kuka.