Edon Zhegrovës i ndalohet hyrja në Rusi, shkaku i pasaportës kosovare

Shteti i Rusisë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, prej shpalljes së saj shtet në vitin 2008.

Rusët njihen si kundërshtar të Kosovës dhe aleat të Serbisë, këto probleme tani janë duke i vuajtur futbollistët e Kombëtares së Kosovës.

Sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova i cili luan me Baselin, iu është ndaluar hyrja në turqi, për arsye se Zhegrova ka pasaportë të Kosovës.

Basel të enjten pritet të luaj si mysafir ndaj ekipit rus Krasnodar.

Mediat në Zvicër këtë gjë e kanë quajtur si skandal.

Po ashtu dy lojtarët shqiptar Taulant Xhaka dhe Tician Tushi, nuk do të paraqiten në këtë lojë, por këta dy të fundit nuk kanë probleme me pasaportë.