Edon Zhegrova shënon super gol në fitoren e Baselit (VIDEO)

Basel ka shënuar një fitore me rezultat 3-0, ndaj Young Boysit, në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Zvicrës.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer Edon Zhegrova duke shënuar një gol dhe një asistim.

Arthur i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 6’ pas asistimit të Edon Zhegrovës.

Alderete shënoi në minutën e 13’ për 2-0.

Edon Zhegrova e mbylli çështjen e fituesit në këtë ndeshje në minutën e 48’ duke shënuar një gol të bukur.

Pas kësaj fitore Basel mbetet në vendin e dytë me 33 pikë, një më pak se Young Boys që është në vendin e parë.

PËR TA PARË GOLIN E EDON ZHEGROVËS KLIKONI KËTU.