Edon Zhegrova  shënon gol të bukur për Baselin (VIDEO)

Edon Zhegrova, e ka gjetur rrugën e golit, në fitoren e Baselit 4-0, ndaj Zurichit, ndeshje e vlefshme për xhiron e tetë në Superligën e Zvicres.

Zhegrova në këtë ndeshje ishte rezervist, ndërsa në lojë u fut në minutën e 73.

Sulmuesi anësor nga Kosova, ka arritur t’i shfrytëzoj minutat e luajtur në maksimum duke e shënuar një gol të bukur në minutë ne 80’, pas asistimit të Taulant Xhakës.

Kujtojmë se Zhegrova, deri më tani ka pasur paraqitje të pakta, duke u inkuadruar në lojë si zëvendësues në vetëm tri ndeshje, prej të cilave i ka luajtur vetëm 63 minuta.

20 vjeçari e ka shënuar golin e parë në këtë sezon për Baselin.

Për ta parë golin klikoni KËTU.