Edison Cavani mund të kthehet te Napoli

Edison Cavani do të jetë lojtar i lirë, pas 30 qershorit, pasi i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin.

Për sulmuesin nga Uruguai, kanë shprehur interesim Atletico Madrid dhe Inter.

Gazeta franceze “Le10sport”, shkruan se Napoli ka qenë në kontakt me 33 vjeçarin për një kthim të mundshëm të tij në San Paolo.

Cavani ka luajtur për Napolin nga viti 2011 deri në vitin 2013, duke i shënuar 104 gola nga 138 ndeshje në të gjitha garat.