Edison Cavani ia tregon kushtet personale Interit

Sulmuesi uruguaian Edison Cavani i ka thënë Atletico Madridit, se kushtet personale të arritura me klubin spanjoll nuk janë vlefshme për një kohë të gjatë.

Edison Cavani po ashtu ka hyrë në bisedime me klubin e Interit, pasi i skadon kontrata Parisin në qershor.

Interi i ka nisur kontaktet me Edison Cavanin, pasi Dries Mertens ka vendosur që të qëndrojë te Napoli.

Mediaset, shkruan se 33 vjeçari ia ka treguar kushtet personale skuadrës së Interit.

Ish-sulmuesi i Napolit, ka kërkuar nga Interi 8 milionë euro në sezon, që është më pak se rroga në PSG që e ka 12 milionë euro.