Edi Reja: Shqipëria synon t’i mbyll kualifikimet në vendin e dytë

Shqipëria të hënën do të përballet me Moldavinë, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Në një konferencë për media, Edi Reja , trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, ka folur për ndeshjen ndaj Moldavisë.

Reja ka thënë se do të luftojnë për çdo ndeshje për fitore dhe synimi i tyre është që të përfundojnë në vendin e dytë në Grupin H.

“Të përballem me një eksperiencë si e imja, normale që është e vështirë. Nëse jemi këtu në këto pozicione, do të thotë se jemi duke bërë mirë, sepse përndryshe nuk do interesohej kush për ne. Objektivi ynë është vendi i dytë, do luftojmë çdo ndeshje për pikët maksimale. Ai mbetet objektivi ynë primar,”  ka thënë73 vjeçari.

Shqipëria në ndeshjen e fundit u mposht nga Turqia me rezultat 1-0.