
Edhe sot në Ligën e Kampionëve luhen ndeshje interesante
02.12.2020 - 17:21
Edhe sot e (mërkurë), do të zhvillohen tetë ndeshje interesante në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja më interesante e kësaj mbrëmje pritet të jetë ajo ndërmjet Manchester Unitedit dhe Parisit.
Të dy skuadrave i duhet fitorja për ta siguruar kualifikimin për fazën e eliminimit direkt.
Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë ajo mes Dortmundit dhe Lazios.
Dy ndeshje do të luhen nga ora 18:55, kurse gjashtë tjera nga ora 21:00.