Edhe një tjetër futbollist del kundër Messit pas fitimit të Topit të Artë

Fitimi i Topit të Artë nga Lionel Messi ka zgjuar shumë pakënaqësi në botën e sportit.

Futbollistë e ish-futbollistë janë ndarë të pakënaqur që ky çmim iu dha futbollistit të PSG, Lionel Messit dhe jo Robert Lewandowskit, Jorginhos apo Karim Benzemas.

Legjenda e Realit, Iker Casillas ishte shprehur i pakënaqur për ndarjen e këtij çmimi për Lionel Messin nga France Football.

Në tjetër reagim ka ardhur edhe nga mesfushori Realit Toni Kroos i cili e ka kritikuar France Football për dhënien e këtij çmimi për Messin.

Ai ka shtuar se Messi nuk e ka merituar këtë çmim, sipas tij lojtarët si Benzema, Lewandowski dhe Jorginho janë më të mirë se argjentinasi.

“Absolutisht nuk është e merituar. Nuk ka dyshim që Messi, me Cristiano, ka qenë lojtari i dekadës së fundit, por këtë vit duhet të kishte pasur të tjerë përpara tij”, është shprehur Toni Kroos.