Foto: KALLXO.com

Edhe Manchester United vë në shënjestër yllin e kombëtares së Kosovës

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është vënë pas sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.

Raportohet se ai ka dërguar skautët e skuadrës për të parë nga afër lojtarin e kombëtarës së Kosovës në ndeshjen ndaj Anglisë.

Sipas të njëjtave burime, Man United synon të përforcojë fazën ofensive qysh në afatin kalimtar të janarit, dhe Muriqi prinë në listën e dëshirave.

Muriqi ka kaluar tek Fenerbahce vetëm gjatë kësaj vere, për 3.1 milionë euro dhe vështirë se do të largohet kaq shpejtë nga gjiganti turk, edhe pse Man United është një nga emrat më të mëdhenj në futbollin evropian.

Vedat Muriqi i ka impresionuar edhe bordin e Tottenhamit në ndeshjen ndaj Anglisë.

Sipas disa mediave angleze kosovari ka qenë në vëzhgim edhe nga skautet e Tottenhamit./21Media