E pabesueshme, Club Brugge kishte më shumë goditje në portë se Parisi

Befasia e natës në Ligën e Kampionëve ka qenë barazimi mes skuadrës belge Club Brugge dhe Paris Saint-Germain.

Ky takim u mbyll me rezultatin 1-1.

Statistikat tregojnë se skuadra belge kishte më shumë goditje në portë se Parisi.

Brugge kishte në total 16 goditje, gjashtë prej tyre në portë, kurse PSG kishte nëntë goditje, katër prej tyre në portë.

Vlera totale e skuadrës së Club Brugge është 165 milionë euro.

Kurse vlera e Parisit është plotë 1 miliardë e 10 milionë euro.

Ky rezultat tregon se parat nuk mund ta blejnë futbollin, përkundër asaj që sulmi i Parisit përbëhej nga lojtarë si Messi, Mbappe dhe Neymar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ESPN FC (@espnfc)