Ilustrim: Pixabay

Dyshime për kurdisje të ndeshjeve në Superligë, Prokuroria nis hetime

Deklarimet e javëve të fundit të trajnerëve, e krerëve të ekipeve të futbollist kosovar e kanë “detyruar” prokurorinë e shtetit të nis hetime për trukime të ndeshjeve në Ipko Super Ligën e Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga prokuroritë themelore që të fillojnë hetimet për verifikimin e raportimeve në media për kurdisje të ndeshjeve.

“Prokurori i Shtetit njoftojmë opinionin publik se është duke përcjellë të gjitha deklaratat e bëra publike, lidhur me kurdisjet e ndeshjeve futbollistike, si dhe ka kërkuar nga prokuroritë themelore që të fillohen hetimet për verifikimin e këtyre shkrimeve dhe paraqitjeve në media se ka kurdisje të ndeshjeve”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit.