Dybala do të nënshkruaj kontratë të re me Juventusin

Paulo Dybala ishte afër largimit nga Juventusi në merkaton e verës në vitin 2019.

Argjentinasi mund të transferohej te Manchester Unitedi, por vendosi që të qëndroj te bianconerët.

Qëndrimi i Dybalas i doli me vend, pasi në këtë sezon i ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 12 asistime nga 34 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Corriere dello Sport”, shkruan se Juventus është në rrugën e duhur për të nënshkruar kontratë të re.

26 vjeçari ka kontratë deri në vitin 2022 me “zonjën e vjetër” dhe pritet të nënshkruaj deri në vitin 2024 duke u bërë lojtari i dytë më i paguar në klub pas Cristiano Ronaldos.