Dy super ndeshje interesante na presin sonte në Ligën e Kampionëve

 

Sot në ditën e dytë në Ligën e Kampionëve, pritet të jenë në program dy super ndeshje interesante.

Në Itali , ekipi i Interit pret ekipin e Real Madrit , ndërsa në Angli, ekipi i Liverpoolit pret ekipin e rikthyer pas shumë viteve në Ligën e Kampionëve , Milanin.

Të dy këto përballje nisin në ora 21:00.

Në ndeshjen e sotme, Real Madrit pritet të ketë mungesën e Bale, Marcelos , Kroos, Mendy ndërsa tek Inter mungojnë, Eriksen, Sensi.

Në përballjen tjetër që pritet të jetë po ashtu interesante, Livepool pritet të mos llogaritë në shërbimet e Firminos, si dhe te Elliot i cili pësoi një lëndim të rëndë vikendin që shkoi ndërsa në ekipin e Milanit pritet të mungojë Ibrahimovich.

Inter-Real Madrit zhvillohet në kuadër të grupit D ndërsa Liverpool-Milan zhvillohet në kuadër të grupit B.