Dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit takojnë Ronaldon dhe Buffonin (VIDEO)

Aurelio dhe Alesjo, janë dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit të 26 nëntorit që e goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kishte takuar të dy në spital dhe u kishte premtuar se do t’i takonin idhujt e tyre në futboll.

Edi Rama, Aurelion dhe Alesjon, i ka marrë me vete në kryeqytetin e Italisë, Romën, për t;’i takuar Cristiano Ronaldon dhe Gianlugi Buffonin, lojtarë të Juventusit.

Të dy fëmijët moren fanellat e Buffonit dhe Ronaldos dhe i takuan ata duke i përqafuar.

Skuadra e Juventusit sot ka mbërritur në Romë, pasi nesër në mbrëmje prej orës 20:45, takohet me Lazion.

Vetë Edi Rama, e publikoi live videon e takimit.