Duro: Bëmë një super paraqitje ndaj Dritës

Feronikeli ka barazuar me rezultat 1-1, si mysafir ndaj Dritës, në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Niklit, duke thënë se bën një super paraqitje ndaj Dritës.

“Bëmë një super paraqitje, ashtu siç i ka hije Feronikelit, si një skuadër kampione të cilën duan ta kopjojnë të gjithë. Ndeshje shumë e mirë e zhvilluar taktikisht dhe me zemër. Unë e di që Drita është kampione dhe ka dëshirë të shpallet kampione, por sot e kuptoi që ka një skuadër përballë si Feronikeli, e cila është super kampione”, ka thënë Klodian Duro.

Trajneri i Feronikelit është shprehur i bindur se e kanë merituar fitoren ndaj Dritës.

“I gjithë grupi është i bashkuar dhe më vjen keq për ta, sepse kanë merituar tre pikët e plota. Ne jemi duke ndërtuar atë qe duam si ekip dhe si klub pa na ndaluar askush. Nuk dua të merrem me pjesën e gjykimit, ora një, ditë e diell dhe ndaj Dritës. Na mungon një penalti dhe një pozitë jashtë lojë në pjesën e dytë, prandaj e kemi merituar të fitojmë ndeshjen. I uroj suksese Dritës, por më mirë është të fitoj me djersë”, përfundoi Duro.

Drita – Feronikeli i ndajnë pikët