Dukagjini e shënon fitoren e parë në Superligë, e mposht Trepçën ’89 (Foto)

Dukagjini e ka shënuar fitoren e parë në Superligën e Kosovës, për sezonin 2019/2020, duke e mposhtur Trepçën ’89, me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e tetë në Superligën e Kosovës.

Golin e fitores në këtë ndeshje e shënoi Husein Demiri në minutën e 40’.

Përkundër kësaj fitoreje Dukagjini, mbetet në vendin e fundit me katër pikë.

Ndërsa Trepça ’89, mbetet në vendin e shtatë me nëntë pikë.