Driton Kuka: Sot xhudistët tonë përfunduan garat, dy Olimpiada tre medalje të arta

Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka, që udhëhoqi ekipin olimpik kosovar në Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’, ka thënë se me sot xhudistët nga Kosova kanë përfunduar garat në Lojërat Olimpike.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Kuka ka thënë se shumë shpejtë medaljet olimpike për popullin shqiptar do të zbarkojnë në trojet shqiptare.

“Ende po më duket si ëndërr e mirë, 5 garues e dy të arta. Medaljet janë të krejt ekipit me protagoniste Disin e Noren. Ashtu siç ishte e arta e Majlindës”, ka shkruar ndër të tjera Kuka.

Kosova në këto Lojëra Olimpike ka treguar një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar dy medalje të arta. Fillimisht ishte Distria Krasniqi me 24 korrik që e fitoi një të tillë, ndërsa pas dy dite ishte Nora Gjakova.

Kampionja tjetër Majlinda Kelmendi kësaj radhe ishte e pafat, pasi humbi që në ndeshjen e parë. Ajo, pas kësaj ndeshje bëri të ditur se i ka dhënë fund karrierës si xhudiste profesioniste.

Kosova lidere në rajon për shpërblimin e medalistëve