Driton Kuka përzgjidhet në komisionin e trajnerëve të Europës

Sukseset e Kosovës në xhudo nuk po ndalën edhe në kohën e pandemisë së coronavirusit.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka njoftuar se është bërë pjesë e komisionit të trajnerëve pranë federatës europiane të xhudos.

“Officially Part of Coach Commission of EJU! Zyrtarisht nga dje jam pjesë e Komisionit të trenerëve pranë federatës Evropiane! Dje në mailin e Federatës së xhudos erdh një njoftim që jep përgjegjësi por njëkohësisht është mirënjohje dhe vlerësim për punën time”, ka shkruar Kuka.

Kujtojmë se Driton Kuka është njëri prej më meritorëve për sukseset e sportistëve të xhudos në arenënë ndërkombëtare.