Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi - Foto: Facebook
Driton Kuka kërkon zbutjen e masave kufizuese për sportistët
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të martën mbrëma ka paralajmëruar zbutje të masave kufizuese prej 4 majit, të cilat do të ndahen në tri faza.
Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka komentuar deklaratën e ministrit së shëndetësisë duke thënë se zbutja e masave kufizuese për sportist duhet të ndodh qysh në fillim.
Kuka ka thënë se në këtë aspekt duhet të merret shembull Kroacia, që nga e hëna i ka lejuar të kthehen në stërvitje rreth 3000 sportistë profesionistë, pasi shteti i ka lehtësuar masat kufizuese.
“Pas paralajmërimeve për lirim të masave, po mendoj që qysh në fillim duhet të kemi edhe lëvizje për sportin. Një model interesant dhe goxha serioz në këtë drejtim e ka ba Kroacia, apel kompetentëve që në koordinim me Ministrinë e Sportit, KOK-un dhe federatat sportive të kenë një plan të qartë e gjithëpërfshirës në këtë drejtim! Sportistët kanë nevojë për lëvizje përpara.”, ka shkruar në Facebook Driton Kuka.