Driton Kuka kërkon kryerjen e obligimeve shtetërore ndaj sportistëve
Trajneri i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, përmes një publikimi në rrjetet sociale ka kërkuar kryerjen e obligimeve shtetërore ndaj sportistëve para vitit të ri.
Ai ka rikujtuar sukseset e arritura në këtë vit nga xhudistët kosovar, më saktësisht medaljet e fituara nga Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka në Evropianin e zhvilluar në Pragë.
Kuka ka bërë të ditur se sportistët janë në pritje të shpërblimeve shtetërore, të cilët duhet të jepen para përfundimit të këtij viti.
“Distria bashkë me Lorianen janë të vetmet sportiste që sivjet fituan medalje elitare për Kosovën! U kthyen me medalje nga Evropiani në Pragë. Janë në pritje të shpërblimeve shtetërore që u takojnë ligjërisht, por po ashtu së bashku me shumë sportistë e trajnerë në pritje që para Vitit të Ri, t’ju kryhen obligimet e kategorizimit sipas rezultateve të arritura gjatë vitit 2019!”, ka shkruar Kuka në një postim në Facebook.