Drita vazhdon me fitore, mposht Feronikelin me vështirësi

Drita ka shënuar njëë fitore të rëndësishme ndaj Feronikelit me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Erjon Vucaj i kaloi vendasit në epërsi me një gol të bukur në minutën e 35’.

Feronikeli e barazoi rezultatin në minutën e 56’ me mesfushorin Besmir Bojkun.

Fidan Gërbeshi në minutën e 67’ e shënoi golin e fitores për Dritën nga penalltia.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e parë me 64 pikë, pesë pikë më shumë se Ballkani që pozicionohet në vendin e dytë.

Kurse, Feronikeli mbetet në vendin e pestë me 44 pikë.