Lojtarë të klubit kampion të Kosovës - Drita - Foto: Facebook/BehgjetPacolli

Drita triumfon ndaj Gjilanit (FOTO)

Drita ka triumfuar në derbin  e qytetit ndaj Gjilanit me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e shtatë në Superligën e Kosovës.

Heroi i kësaj ndeshje ishte qendërmbrojtësi Aridan Cuculi.

Kjo ishte fitorja e 12-të e Dritës ndaj Gjilanit.

Ardian Cuculi realizoi golin e fitores me kokë në minutën e 29’ pas asistimit të Xhevdet Shabanit.

Pas kësaj fitoreje, Drita pozicionohet në vendin e dytë me 14 pikë, një më pak se lideri, Feronikeli.

Ndërsa Gjilani pozicionohet në vendin e gjashtë me 12 pikë.