Drita tregohet e fortë për Gjilanin

Drita e ka fituar derbin gjilanas ndaj Gjilanit me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 18-të në Superligën e Kosovës.

Heroi i kësaj ndeshjeje ishte sulmuesi nga Ferizaj, Betim Haxhimusa me dy golat e tij.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, me disa raste nga të dy anët.

Në pjesën e dytë Betim Haxhimusa i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 65’.

Për 2-0, shënoi sërish Haxhimusa në minutën e 79’.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e dytë me 34 pikë.