????????????????????????????????????

Drita – Prishtina, përfundon pa fitues

Drita dhe Prishtina i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 0-0, në kuadër të xhiros së 12-të në Superligë.

Drita kishte mundësinë që të kalonte në epërsi në minutën e 18’, por mesfushori Erjon VUcaj e humbi penalltinë, pasi  goditjen e tij e priti portieri Eglant Haxho.

Pas këtij barazimi Drita mbetet në vendin e dytë me 23 pikë.

Kurse, Prishtina në vendin e pestë me 15 pikë.