Drita po e mposht Feronikelin

Janë mbyllur pjesët e parë në tri takimet, Drita – Feronikeli, Flamurtari – Dukagjini dhe Trepça ’89- Vushtrria, të cilat po luhen në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita po e mposht Feronikelin me rezultat 1-0, me golin e mesfushorit nga Shqipëria, Erjon Vucaj i cili shënoi në minutën e 35’.

Flamurtari dhe Dukagjini janë duke barazuar me rezultat 1-1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Bashkim Shalën në minutën e 6’.

Dukagjini e barazoi rezultatin në minutën e 26’ me Abu Kamaran.

Rezultati i pjesës së parë në ndeshjen Trepça ’89 – Vushtrria është 0-0.