Drita përforcohet me Lirim Meman

Skuadra gjilanase FC Drita, është përforcuar me mbrojtësin e krahut të djathtë, Lirim Mema.

21 vjeçari Lirim Mema, ma herët ka qenë pjesë e skuadrës gjermane, Eintracht Braunschweig si dhe pjesë e Flamurtarit të Vlorës.

Mema ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin e Dritës.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e plotë të FC Dritës:

Lirim Mema i bashkohet klubit tonë

Drejtuesit e klubit kanë bërë edhe një levizje që ka qenë e nevojshme duke sjell edhe një lojtarë të ri për të shtuar konkurencën në klub.

Lirim Mema, mbrojtës i krahut të djatht është forca shtesë që drejtuesit e klubit e kanë sjellur në ditën e fundit të afatit kalimtarë, por që për shkak të procedurave të dokumentacionit nuk është bërë publike!

Mema ka qenë pjesë e ekipeve të njohur si Eintracht Braunschëeig nga Gjermania dhe Flamurtarit të Vlorës, gjithashtu pjestarë i rregullt i kombëtares U-21 të Kosovës.

Mema me klubin tonë ka nënshkruar kontratë deri në qershor të viti 2022!

Paq fat Lirim!

FC DRITA⚪️?