Drita nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Trepçës ’89 (Foto)

Drita ka ngecur ndaj Trepçes ’89, duke arritur një barazim me fat në minutat e fundit me rezultatin 1-1.

Kjo ndeshje u luajt në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligë.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 27’ me golin e Arb Manajt pas gabimit të portierit të Dritës Tafilovski.

Pas gjashtë xhirove, Drita pozicionohet në vendin e tretë me 11 pikë.

Ndërsa Trepça ’89 mbetet në vendin e shtatë me gjashtë pikë.