Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Drita mposht Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Drita ka triumfuar ndaj Prishtinës duke e mposhtur me rezultat 0-1.

Kjo ndeshje u luajt në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Golin e fitores e shënoi sulmuesi Marko Simonovski në minutën e 36-të.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e tretë me 31 pikë.
Ndërsa Prishtina mbetet në vendin e pestë me 24 pikë.