Drita mposht Dukagjinin dhe vazhdon kryesimin në Superligë

Drita ka vazhduar me fitore duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Drita e nisi mirë pjesën e dytë duke fituar penallti në minutën e 48’ të cilën e humbi Betim Haxhimusa.

Gjilanasit kaluan në epërsi në minutën e 58’ me mbrojtësin e krahut Liridon Leci i cili shënoi me kokë.

Për rezultatin 2-0, shënoi Astrit Fazliu në minutën e 88’ pas asistimit të Erjon Vucajt.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e parë me 58 pikë.

Kurse Dukagjini mbetet në vendin e fundit me 10 pikë.