Drita – Gjilani, mbyllet pjesa e parë pa gola

Është mbyllur pjesa e parë pa gola ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.

Derbi gjilanas nisi me shumë kujdes nga të dy skuadrat, duke tentuar që t’i shfrytëzojnë gabimet e njëri-tjetrit.

Xhevdet Shabani kishte rast të mirë për gol në minutën e 33’ nga gjuajtja e lirë, por goditjen e tij e priti portieri Enea Koliçi.

Një minutë më vonë mbrojtësi i krahut Ilir Blakçori pati rast të mirë, por edhe kësaj radhe Koliçi u tregua i vëmendshëm.

Drita- Gjilani është duke u luajtur në kuadër të  xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.