Drita – Gjilani, mbyllet pa fitues

Derbi gjilanas ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, ka përfunduar me rezultat 0-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e gjashtë në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë i takoi Dritës, duke krijuar raste të mira shënimi me Xhevdet Shabanin dhe Ilir Blakqorin, ishte portieri i Gjilanit që u tregua i vëmendshëm.

Në pjesën e dytë Gjilani u këndell me inkuadrimin e Edison Kqikut dhe Ardit Hilës duke bërë lojë më të mirë.

Në fund të takimit Drita u tregua e rrezikshme, por përsëri intervenoi Enea Koliqi.

Pas këtij barazimi Drita pozicionohet në vendin e dytë me 10 pikë nga katër ndeshje.

Kurse Gjilani në vendin e tretë me nëntë pikë.

Në xhiron e ardhshme në mesjavë, Drita do të luajë si mysafir ndaj Ballkanit.

Kurse, Gjilani do të luajë ndaj Trepçës ’89.