Drita - Gjilani, gara për titullin e kampionit në Kosovë

Derbi i qytetit të Gjilanit ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, i takoi Gjilanit me rezultat 2-0, ndeshje e cila u luajt në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Fitoreja ishte jetike për sëcilën skuadër në këtë ndeshje, pasi luhej për kreun e tabelës.

Dy ndeshje para përfundimit të takimit, Gjilani ngjitet në vendin e dytë me 64 pikë, një pikë më pak se lideri Drita.

KALLXO.com, sjellë detaje nga fillimi i ndeshjes se çka ndodhi brenda dhe jashtë fushës deri pas përfundimit të takimit.

Pas rifillimit të kampionatit ndeshjet në Superligën e Kosovës janë duke u luajtur pa praninë e tifozëve në stadium. Tifozët e Dritës dhe Gjilanit, ndeshjet e tyre kur i luajnë në stadiumin e qytetit në Gjilan, po i shikojmë nga objekti i Shkollës së Muzikës që është afër stadiumit.

Policia e Kosovës ishte vendosur në  objektin e Shkollës e Muzikës, që është afër stadiumit të qytetit, për t’ia pamundësuar grumbullimin e tifozëve për të shikuar  këtë ndeshje.

Ndeshja nisi me një minutë heshtje në ndërim të ish-prokurorit të Prokurisë Themelore në Gjilan, Ismet Ukshinit, i cili kishtë vdekur sot.

Ndeshjen e nisi më mirë Gjilani, pasi në minutën e 19’ sulmuesi nga Shqipëria, Sebino Plaku doli përballë me portë ndaj Faton Malokut, por një ndërhyrje e saktë e mbrojtësit Fidan Gërbeshit.

Dy minuta më vonë Drita kishte mundësi që të kalonte në epërsi me Betim Haxhimusën, por sulmuesi ferizajas u tregua i pasaktë.

Në minutën e 20’ të ndeshjes tifozët e Dritës hedhen mjete prioteknike në fushë nga jashtë stadiumit. Hedhja e mjetit prioteknik në minutën e 20’ të ndeshjes u bë nga tifozët që po qëndronin jashtë stadiumit të qytetit në Gjilan. Sigurimi dhe policia i kanë larguar nga fusha mjetet prioteknike.

Pjesa e parë u mbyllë me rezultatin 0-0, me një lojë të kujdesshme nga të dy skuadrat.

Pjesën e dytë e nisën më të motivuar lojtarët e Gjilanit.

Ish-mbrojtësi i Kombëtarës së Shqipërisë, Franc Veliu bëri një asistim maestral në minutën e 54’ për bashkëvendasin e tij Sebino Plakun i cili e konkretizoi në gol, duke i kaluar në epërsi Gjilanin.

Gjatë pjesës së dytë Policia e Kosovës e arrestoi një person i cili kishte tentuar të futet në stadium për ta parë ndeshjen nga shkallët e stadiumit.

Deri në fundin e takimit, Drita bëri përpjekje që ta barazonte rezultatin, por nuk ia arriti qëllimit, ani pse i futi në lojë sulmuesit Kastriot Rexha dhe Almir Ajzeraj.

Gentian Mezani i Dritës u detyruar që ta fuste në lojë Fjoart Januzin në vend të Franc Veliut i cili u lëndua.

Në lojë u inkuadrua edhe Darko Nikaç dhe Adenis Shala te Gjilani në vend të Sebino Plakut dhe Razakut.

Pas një kundërsulmi të shpejtë Gerhard Progni asistoi për mrekulli te Adenis Shala që shënoi për 2-0, që ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje.

Pas rezultatit 2-0, në fundin e ndeshjes qendërmbrojtësi Oltion Rapa u ndëshkua me karton të kuq, gjë e cila e bëri nervoz trajnerin e kësaj skuadre Gentian Mezani, të cilën e ndëshkoi me karton të verdh gjyqtari i ndeshjes Dardan Çaka, pas sugjerimit të gjyqtarit të katërt Shpetim Murtezit.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu deklaroi se skuadra e tij ishte më e mirë në fushë, por nuk arritën të fitojnë. Nuhiu deklaroi se tani e kanë në dorë kampionatin pasi gjenden në vendin e parë me dy ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, pas fitores ndaj Drites ishte më i rezervuar në deklartën e tij, duke thënë se “duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”.  Mezani insiston se objekti primar i Gjilanit janë garat Evropiane, përmes vendit të dytë, por këtë gjë mundet ta arrij edhe përmes titullit të kampionit.