Drita fiton ndaj Inter Escaldes në Ligën e Kampionëve

Drita ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Inter Escaldes në gjysmëfinalen e fazës parakualifikuese, me rezultat 2-1.

Xhevdet Shabani i kaloi në epërsi Dritën në minutën e 22’ duke shënuar një gol të bukur.

Skuadra nga Andorra e barazoi rezultatin në minutën e 29’ me Emili Garcian.

Mesfushori Hamdi Namani e riktheu epërsinë e Dritës në minutën e 45+3’ duke shënuar një supergol.

Drita do të takohet në finalej e këtij rundi me kampionin e Irlandës së Veriut, Linfieldin.