Drita fiton me rezultat të thellë ndaj Vushtrrisë

Drita ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Vushtrrisë me rezultat 4-0, në stadiumin “Ferki Aliu”, ndeshje e vlefshme për xhiron e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Xhevdet Shabani i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 1’.

Për 2-0, shënoi Betim Haxhimusa në minutën e 20’.

Pjesën e parë Drita e mbylli me epërsi të dyfishtë.

Pjesa e dytë si e para i takoi mysafirëve.

Astrit Fazliu në minutën e 79’ realizoi për 3-0.

Sulmuesi shtatëgjatë Kastriot Rexha shënoi për 4-0, në minutën e 83’.

Pas kësaj fitoreje Drita e ruan vendin e parë me 55 pikë, katër më shumë se Gjilani që pozicionohet në vendin e dytë dhe pesë më shumë se Prishtina që ka një ndeshje më pak.

Kurse Vushtrria mbetet në vendin e 11-të me 16 pikë.

 

Gjilani e mposht Dukagjinin në shtëpi