Drita – Feronikeli i ndajnë pikët

Drita dhe Feronikeli i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Mendurim Hoti i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 40’, pas një topi të kthyer.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, për Niklin.

Feronikeli e dyfishoi epërsinë në minutën e 74’, me Simonovskin, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Vetëm një minutë më vonë Drita e barazoi rezultatin në minutën e 75’ me Almir Ajzerajn.

Nikli mbeti me një lojtar më pak prej minutës së 80’, pasi Argjend Malaj u ndëshkua me karton të kuq.

Pas këtij barazimi Drita mbetet në vendin e dytë me 27 pikë.

Kurse, Feronikeli në vendin e shtatë me 16 pikë.