Drita e mposht Trepçën ’89 dhe rimerr kreun e tabelës

Drita ka shënuar një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Trepçës ’89, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës.

Gjilanasit i kaloi në epërsi Xhevdet Shabani me një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 17’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, për mysafirët.

Në pjesën e dytë Kastriot Rexha, e dyfishoi epërsinë në minutën e 69’ për t’ia siguruar fitoren e 15-të në këtë sezon gjilanasve.

Pas kësaj fitoreje Drita e rimerr kreun e tabelës me 49 pikë, dy pikë më shumë se Prishtina që pozicionohet në vendin e dytë.