Drita- Ballkani- Foto: Facebook nga Drita

Drita e mposht Ballkanin dhe e rrëmben kreun e tabelës (Foto)

Drita e ka fituar derbin e xhiros së 10 në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur Ballkanin, me rezultat 2-0.

Humbja e Ballkanit të drejtuar nga Ismet Munishi vjen pas katër fitoreve radhazi.

Kurse pas kësaj fitoreje Drita e ka rrëmbyer kreun e tabelës me 21 pikë, aq pikë sa ka edhe Gjilani i cili pozicionohet në vendin e dytë.

Vendasit e nisën furishëm lojën duke kaluar në epërsi në minutën e 5’ me Izair Eminin.

Për rezultatin 2-0, u përkujdes Gilberto Fortunato.

Pas kësaj humbje Ballkani mbetet në vendin e katërt me 20 pikë.