Drita e harron humbjen nga Gjilani, dhuron spektakël ndaj Dukagjinit

Drita e ka harruar shpejt humbjen nga Gjilani duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat të thellë 4-0, në ndeshje e vlefshme për xhiron e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vendasit e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 8-të me sulmuesin anësor Arbnor Muja.

Punët u përkeqësuan për Dukagjinin në minutën e 40-të, pasi Altin Merlaku u ndëshkua me karton të kuq.

Gjilanasit e shfrytëzuan epërsinë numerike në fushë duke shënuar për 2-0 në minutën e 61-të.

Për 3-0 shënoi Ilir Blakçorri në minutën e 83-të.

Për rezultatin përfundimtar 4-0 shënoi Ardit Tahiri në minutat shtesë të lojës.

Pas kësaj fitoreje Drita mbetet në vendin e tretë me 28 pikë, kurse në ndeshjen e ardhshme e pret punë e vështirë ndaj Prishtinës.

Dukagjini mbetet në vendin e nëntë me 16 pikë, ndërsa në xhiron e ardhshme e pret në shtëpi Llapin.