Drita e fiton derbin ndaj Prishtinës

Drita e ka fituar derbin e xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, ndaj Prishtinës me rezultat 2-1.

Gjilanasit e nisën furishëm ndeshjen duka kaluar në epërsi në minutën e 7’ me sulmuesin Kastriot Rexha, pas një tollovie në zonën e mysafirëve.

Prishtina e barazoi rezultatin në minutën e 75’ me sulmuesin Otto John, falë gabimit të portierit të Dritës, Faton Maloku që i iki topi nga duart.

Golin e fitores për vendasit e shënoi Astrit Fazliu në minutën e 79’.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e dyte me 43 pikë, një më pak se Ballkani që ka një lojë më pak.

Kurse Prishtina mbetet në vendin e katërt me 41 pikë.