Drita – Drenica mbyllet pjesa e parë pa gola

Është mbyllur pjesa e parë mes Dritës dhe Drenicës pa gola, ndeshje e vlefshme për xhiron e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Dritës ishte më dominuese gjatë tërë pjesës së parë duke tentuar që me çdo kusht të shënojë gol.

Rastin më të mirë për gol për vendasit e pati Astrit Fazliu në fundin e pjesës së parë, por topin nga vija e golit e largoi mbrojtësi Shkelzen Lushtaku.