Foto- Facebook

Drenica i ‘vjedh’ një pikë Trepçës ’89, Gjilani mund Vushtrrinë

Drenica ka shkëputur një pikë të rëndësishme në udhëtim tek Trepça ’89, duke luajtur baras 1-1, sfidë kjo e zhvilluar në “Riza Lushta” në kuadër të javës së tretë të elitës së futbollit tonë.

“Minatorët” ishin afër fitores, sepse me golin e Rishard Asare (22’), ishin në epërsi deri në lojën shtesë kur Harmon (90+3’), barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilën u mbyll kjo ndeshje, raporton RTKLive.

Fitore këtë xhiro, ka arritur edhe Gjilani që para tifozëve të vetë mundi Vushtrrinë, me rezultat 2-0.

Tomislav Bushiq (45’) dhe Fiton Hajdari (80’), më nga një gol ia siguruan pikët maksimale gjilanasve në duel me vushtrriasit./RTK