Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Drejtori Sportiv i Mallorcas flet për transferimin e Vedat Muriqit

Drejtori Sportiv i klubit spanjoll Mallorca, Pablo Ortelles ka folur në një konferencë për media për transferimin e Vedat Muriqit te klubi spanjoll.

Ortelles është shprehur se Muriq nuk ishte as zgjidhja e parë, por as e fundit për klubin spanjoll.

“Vedat Muriqi nuk ishte zgjedhja jonë e parë, por as e fundit”, ka thënë Ortelles.

Ai është shprehur se tregu i dimrit është shumë i komplikuar.

Muriq u transferua në Mallorca nga Lazio në formë të huazimit deri në fund të sezonit.

Mbetet të shihet nëse Mallorca në fund të sezonit do të ofrojë një kontratë sulmuesit të Kombëtares së Kosovës.

 

Vedat Muriqi pritet me ‘korridorin e nderit’ në stërvitjen e parë te Mallorca