Dortmundi triumfon ndaj Union Berlinit

Borussia Dortmundi ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Union Berlinit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të në Bundesligë.

Erling Haaland dështoi nga penalltia në minutën e 27’ topin e kthyer e shndërroi në gol kapiteni Marco Reus.

Për 2-0, shënoi mbrojtësi i majtë Guerreiro në minutën e 88’.

Pas kësaj fitoreje Dortmundi mbetet në vendin e pestë me 52 pikë.

Kurse, Union Berlini në vendin e tetë me 43 pikë.