Dortmundi eliminohet nga Liga e Kampionëve

Borussia Dortmundi ka pësuar humbje me rezultat 3-1 nga Sportingu, humbje e cila i ka kushtuar me eliminim nga Liga e Kampionëve.

Pas kësaj fitoreje Sportingu pozicionohet në vendin e dytë me 9 pikë duke e siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në këtë garë.

Po ashtu nga vendi i parë kualifikohet edhe Ajaxi me pesë fitore nga pesë ndeshje.

Dortmundi pozicionohet në vendin e tretë me gjashtë pikë, duke bërë që t’i vazhdojë garat në Ligën e Europës.