Dortmundi e demolon Paderbornin, shkëlqen Sancho

Borussia Dortmund  e ka demoluar Paderbornin në shtëpi të vet me rezultat 6-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Bundesligë.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer sulmuesi anglez, Jadon Sancho duke shënuar hat-trick.

Thorgan Hazard shënoi në minutën e 54’ për 1-0.

Për 2-0, shënoi Sancho në minutën e 57’.

Vendasit e ngushtuan epërsinë nga penalltia me Uwe Hunemeier.

Sancho në minutën e 74’ e riktheu epërsinë prej dy golave për mysafiët.

Në minutën e 85’ Hakimi shënoi për 4-1.

Mysafirët nuk u ndalën, pasi shënuan golin e pestë me Schmelzerin në minutën e 89’.

Jadon Sancho e kompletoi hat-trickun e tij në minutat shtesë duke shënuar për 6-1.

Pas kësaj fitoreje Borussia Dortmund pozicionohet në vendin e dytë me 60 pikë.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!