Dortmundi dështon të fitojë ndaj Mainzit

Dortmundi ka barazuar me rezultat 1-1, ndaj Mainzit në kuadër të xhiros së 16-të në Bundesligë.

Mysafirët kaluan epërsi në minutën e 57’ me Oztunailin.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 73’ me Thomas Munierin.

Marco Reus e humbi penalltinë në minutën e 76’, duke humbur mundësinë që të fitonte skuadra e tij.

Pas këtij barazimi Dortmundi mbetet në vendin e katërt me 29 pikë.

Kurse, Mainzi mbetet në vendin e 17-të me 7 pikë.