Dortmund ngec ndaj Frankfurtit (VIDEO)

Borussia Dortmund, nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2, ndaj Eintracht Frankfurtit, në kuadër të xhiros së pestë në Bundesligë.

Alex Witsel, i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 11’ pas asistimit të Thorgan Hazardit.

Frankfurt e gjeti rrugën e barazimit me Andre Silvan në minutën e 43’.

Dortmund arriti që ta rikthej epërsinë në minutën e 66’ me Jadon Sanchon.

Mirëpo, dy minuta pa përfunduar ndeshja Delaney, shënoi autogol për  ta barazuar rezultatin 2-2.

Dortmund pas këtij barazimit mbetet në vendin e tretë me 10 pikë.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.